Guardiola elozhet për Brojën: Sulmues i fortë, i kënaqur si u përballëm me të!

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar barazimin e arritur në shtëpinë e Southamptonit, teksa nuk kanë elozhet edhe për Armando Brojën.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ndoshta nuk ishim shumë agresivë në 15 minutat e para. Por në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer. Edhe po të fitonim nuk do të ndryshonte asgjë në luftën për titullin kampion, gjithçka është e hapur. Tashmë le të pushojmë dhe më pas të kthehemi edhe më të karikuar. Kemi dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen e ardhshme.

Broja dhe Che Adams janë dy sulmues shumë të fortë dhe jam i kënaqur për mënyrën si u përballëm me ta. Rezultati është ky dhe nuk e ndryshojmë dot, por paraqitja e skuadrës ishte mjaft e mirë”, tha trajneri i Manchester City-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?