Guardiola: Fitore e rëndësishme, mund të shënonim dhe më shumë gola
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar fitoren 4-0 në transfertë përballë Leeds që i mban “qytetarët” në krye të renditjes.
“Vinim pas ndeshjes kundër Realit të Madridit dhe gjetëm një skuadër agresive përballë, por luajtëm shumë mirë. Pas golit të dytë e kishim në kontroll ndeshjen dhe mund të shënonim edhe shumë gola të tjerë. Duam që të luajmë deri në fund mundësinë për të fituar kampionatin”, deklaroi Guardiola.
Manchester City ka rimarrë kreun e renditjes së Premier League, duke ruajtur avantazhin e 1 pike ndaj Liverpool të vendit të dytë.
KOHA JONË SONDAZH

