Guardiola i fiksuar pas mbrojtësit të Juventusit, bën gati sulmin e radhës

Merkato nuk ndalet as në kohën e koronavirusit. Thashethemet më të fundit vijnë nga Anglia, atje ku “Daily Express” raporton për një rikthim të interesit të Guardiolës për Leonardo Bonuccin.

Trajneri i Manchester City-t, sipas gazetës britanike kërkon të largojë John Stones, teksa në vendin e tij ka planifikuar afrimin e mbrojtësit me shumë eksperiencë. Nuk është mister që Pep ka një admirim të madh për futbollistin e Juventusit, teksa Gazeta +, është e bindur se tekniku spanjoll në verë do të arrijë që ta transferojë.

Përjashtimi i City-it nga Champions League është një problem më vete për skuadrën angleze, teksa futbollistët e njohur vështirë se do të zgjedhin “qytetarët” në këtë periudhë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP