Guardiola i përgjigjet Klopp: Faleminderit, por nuk jam më i miri në botë!

Fundjava në Premier League rezervon një super ndeshje mes Manchester City-it dhe Liverpoolit që do të vendosë shumë dhe për titullin kampion. Trajneri Pep Guardiola folu në prag të duelit. Klopp e vlerësoi si trajnerin më i mirë në botë, por diçka të tillë nuk e pranon tekniku spanjoll.

“Jo, nuk jam më i miri dhe nuk më intereson të jem. Falënderoj Klopp, por këtë punë e bëj nga pasioni për të mos marrë këto etiketime. Edhe vetë trofetë nuk më prekin aq shumë, është rruga përmes së cilës arrijmë te fitorja që më emocionon.

Jurgen është sigurisht rivali im kryesor (jo vetëm në Angli) ,dhe konkurrenca jonë ka qenë mirë për ne dhe për futbollin. Sigurisht se që kur kam ardhur në Angli, kur kemi luajtur me të, janë përballur dy skuadra të mrekullueshme”, tha Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?