Guardiola i thotë të gjitha: Nuk ka sport pa konkurrencë, UEFA shikon interesat e veta!
Manchester City do të kthehet në fushë nesër kundër Aston Villa-s. Trajneri i Qytetarëve foli në një konferencë për shtyp, por siç pritej u fol pak për ndeshjen dhe shumë për Superligën Europiane, që u krijua të dielën. Strategu spanjoll e trajtoi temën nga shumë këndvështrime.
“Presidenti sigurisht mund t’ju tregojë më saktësisht se cila është ideja për të ardhmen dhe ku dëshiron të shkojë futbolli. Për ne nuk është më e mira, sepse ne nuk kemi të gjitha informacionet, kur të kem të gjitha informacionet do t’ju jap mendimin tim; Unë mund t’ju jap mendimin tim bazuar në atë që di sot, asgjë më shumë. Do të doja që presidenti i këtij grupi që bëri këtë deklaratë të shkonte nëpër botë dhe të shpjegonte arsyet e këtij vendimi.
Unë mbështes klubin tim, i njoh njerëzit në organizatë dhe jam pjesë e kësaj skuadre, por kam edhe mendimin tim. Kjo është arsyeja pse për ne, trajnerët e 6 ekipeve të përfshira, është një pozicion disi i pakëndshëm, sepse nuk i kemi të gjitha informacionet.
Nëse më pyetni për ekipet që janë zgjedhur për këtë garë hipotetike në të ardhmen, nuk i di arsyet. Sporti? Nuk është sport nëse nuk ka sforcime për të fituar dhe nuk ka shpërblime. Pra nuk është sport. Nuk është sport nëse suksesi është gjithmonë i garantuar, nuk është sport nëse nuk ka rëndësi nëse humbët. Kjo është arsyeja pse unë kam thënë shumë herë se do të doja kompeticonet më të forta të mundshme, nuk është e drejtë kur një skuadër po lufton për të arritur në majë dhe më pas nuk mund të kualifikohet sepse vendi i është garantuar tashmë disa klubeve. Kjo është ajo që unë mendoj.
UEFA gjithashtu shikon interesat e tij. Për shembull: në pjesën më të vështirë të sezonit, pasi luajti 10 muaj për të fituar trofetë, Lewandowski u dëmtua me ekipin kombëtar dhe nuk ishte në gjendje të luante çerekfinalet kundër PSG sepse kishte luajtur një ndeshje për ekipin kombëtar sepse UEFA kishte vendosur që ne të luanim. UEFA kishte vendosur që të ishte një biznes, ata nuk po mendonin për Bayernin, dhe për fat të keq Lewandowski u lëndua duke luajtur për Poloninë kundër Andorrës dhe nuk mund të luante një ndeshje për të cilin kishte luftuar prej 10 muajsh. Përgjegjësia e kujt është në këtë rast? Gjashtëshja e madhe? Bayerni? Jo, është nga UEFA. Por kur flasim për këto gjëra, ata nuk na dëgjojnë. Gjithkush mendon për vete, kjo është çështja”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jone/