Guardiola: Jemi legjenda, s’kam parë asnjëherë ekip si Liverpooli!

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur për “Sky Sports” pas fitimit të titullit kampion në Premier League. Skuadra e tij mori një firore spektakolare 3-2 me përmbysje ndaj Aston Villës.

“Ndeshja e fundit është gjithmonë e veçantë, plot emocione. Aston Villa dha gjithçka por goli i parë ndryshoi gjithçka. Ne jemi legjenda. Kemi fituar Premier League në 4 herë në 5 sezonet e fundit, sepse këtë djem janë specialë. Ne do të mbahemi mend gjatë.

Të fitosh në shtëpi përpara tifozëve të tu është diçka e mrekullueshme. Kur barazuam kishim ndjesinë se do të shënonim edhe golin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madhësia e këtij triumfi lidhet me madhësinë e rivalit tonë. Nuk kam parë kurrë një skuadër si Liverpool në jetën time. I përgëzoj sepse na ka bërë më të mirë javë pas jave”, tha Guardiola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?