Guardiola: Kështu është futbolli, duhet ta pranojmë humbjen

Manchester City nuk arriti të kualifikohej për të dytin sezonin radhazi në finalen e Champions League, edhe pse në fakt ishte shumë pranë.  Pep Guardiola foli pas ndeshjes duke u shprehur se fati nuk ishte në anën e tyre.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm mjaftueshëm mirë, por nuk është se vuajtëm shumë. Pasi shënuam gol ishim më mirë. Gjetëm ritmin dhe lojën tonë.  Nuk është si në 10 minutat e fundit, kur ata sulmojnë dhe sulmojnë dhe ju vuani. Nuk ndodhi.

Ata futën shumë lojtarë në zonë, me Eder Militao, Rodrygo, Vinicius Junior dhe Karim Benzema. Nisën të krosonin dhe shënuan dy gola. Ne nuk bëmë ndeshjen më të mirë tonën, por është normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale, lojtarët e ndjejnë presionin dhe duan të fitojnë. Nuk duhet të fajësojmë lojtarët. Futbolli është i paparashikueshëm, është një lojë si kjo. Duhet ta pranojmë”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?