Guardiola komenton shortin: Kur isha në Gjermani mësova se Gladbah …
Pep Guardiola foli për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, teksa shorti e përball me gjermanët e Borussia Mönchengladbach.
“Kur isha në Gjermani kam mësuar sa e madhe dhe e rëndësishme është Borussia Mönchengladbach. Unë e respektoj bukurinë e futbollit të tyre. Pasi kapërcyen një grup si ai që kishin, me dy ndeshje të shkëlqyera kundër Shakhtar, shqetësimi im i vetëm është të arrijmë në gjendjen më të mirë të mundshme në ndeshjen e shkurtit.
Përgatitja fizike e skuadrës? Jam mësuar të luaj pjesën më të madhe të sezonit me më pak rikuperim sesa skuadrat e tjera, por kjo është mirë, sepse do të thotë që jemi në ritmin e garave të Europës”, deklaroi Guardiola.