Guardiola: Kurrë s’do të bëhem trajner i United dhe i Real Madridit

Pep Guardiola është i sigurt se në jetën e tij nuk do të trajnojë kurrë Manchester United ose Real Madridin edhe nëse ai nuk do të ketë një oferta të tjera pune. Strategu spanjoll e dha këtë deklarata para gjysmëfinales së Carabao Cup mes Manchester United dhe Manchester City.

“Pas përvojës me Manchester City-n, kurrë nuk do të stërvis Manchester United. Nuk do të drejtoj kurrë as Real Madridin. Do të jem në Maldive, me pushime, nëse nuk do të kem oferta.

Gjatë kohës kur nuk isha këtu, ndoshta ishim fqinjët e zhurmshëm, tani nuk e di se çfarë jemi. Derbit në Spanjë ishin kundër Espanyolit dhe Real Madridit, kurse këtu kundër United. Në Angli ka shumë ekipe të mira, jo një ose dy si në vendet e tjera. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët tanë.

United është një ekip i madh në Angli dhe mund të fitosh ose të humbësh përballë tyre. Kur luani kundër të njëjtit kundërshtar shumë herë, ju merrni të gjitha llojet e rezultateve. Nuk mendoj se do t’i mposhtim në të gjitha ndeshjet”, deklaroi Guardiola.

SHKARKO APP