Guardiola: Luajtëm më mirë se në finalen e Stambollit, më pëlqeu gjithçka ndaj Interit

Pep Guardiola nuk është mërzitur aspak nga barazimi pa gola në sfidën e parë të Championsit kundër Interit. Strategu spanjoll theksoi se skuadra e tij ka luajtur më mirë se në finalen e Stambollit, dy vite më parë.

“Unë e dua ekipin tim, më pëlqeu gjithçka, por ekipi që kishim përballë nuk janë rastësisht kampionët e Italisë, janë një skuadër e shkëlqyer që luan shumë mirë në kundërsulm dhe që mbrohen mirë.

Kemi luajtur më mirë se sa në finalen e Stambollit. Në pjesën e dytë kishim të paktën 4-5 raste për gol, ndërsa ata vetëm një rast në fund me Lautaro. Nuk kishte asgjë që nuk më pëlqeu në këtë ndeshje.

Jam shumë i lumtur që mund të sulmoj me 11 lojtarë, të gjithë sulmojnë, mbrojnë, rikuperojnë topa. Në nivele të tilla nuk mund të krijosh 20 raste për gol, në krijuam 5, luajtëm mirë, por nuk fituam”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.

SHKARKO APP