Guardiola: Nuk e di pse De Bruyne duhet të presë aq shumë për të firmosur rinovimin!
Pep Guardiola është shqetësuar për situatën e kontratës së Kevin De Bruyne. Futbollistit belg i është ofruar rinovimi i kontratës, por deri më tani, ai ka zgjedhur që të mos ta firmos. Trajneri i “qytetarëve” ka komentuar edh këtë situatë në konferencën për shtyp.
“Nuk se di pse duhet të presë kaq shumë për të nënshkruar kontratën e re, por nuk jam pjesë e negociatave. Ka edhe dy apo tri vite të tjera në kontratën aktuale”, ka thënë Guardiola.
Në fakt kontrata e belgut skadon më 30 qershor të vitit 2023, por skuadra angleze nuk kërkon ti ndodhë ndonjë surprizë e pakëndshme ndaj synon ta blindojë yllin e saj. De Bruyne ndërkohë ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, edhe pse besohet se me shumë mundësi ai do të firmosë marrëveshjen e re. /R.Lika-Koha Jone/