Guardiola nuk ka asnjë mëdyshje: Largohem nga City vetëm nëse … (VIDEO)
Pep Guardiola nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij. Strategu spanjoll foli pas fitores 2-0 me West Hamin në javën e 26-të të Premier League-s, duke u shprehur se do të vijojë të qëndrojë te skuadra angleze edhe nëse do të konfirmohet dënimi.
“Qëndroj te City 100%. Sigurisht, nëse nuk më shkarkojnë. Ky është një klub i veçantë. Deri në fund të kontratës do të qëndroj këtu. Dua të qëndroj. E pse do të më duhet të largohem? E dua këtë shoqëri, ndaj s’kam pse largohem. E aq më tepër në këtë situatë.
Gjatë tre muajve të ardhshëm do të mendojmë vetëm për sezonin, pastaj të shohim se cili do të jetë vendimi. Për mua nuk do të ketë asnjë rëndësi vendimi, sepse do të qëndroj.
Sa i përket këtij vendimi të UEFA-s, ne jemi optimistë. Në fund do të triumfojë e vërteta dhe sezonin e ardhshëm, nëse do të kualifikohemi në Champions, do të jemi aty. Kur beson se je nga ana e së drejtës, duhet të luftosh. Kam 100% besim te shoqëria, për atë që ka bërë dhe për atë që më ka shpjeguar”, deklaroi Guardiola.