Guardiola paralajmëron dy yjet e skuadrës për sjelljen jashtë fushave

Pep Guardiola ka lëshuar një paralajmërim për yjet e Manchester City-t, Jack Grealish dhe Phil Foden, pasi u publikuan imazhe të dy lojtarëve në një klub nate. Episodi ndodhi pas fitores 7-0 ndaj Leeds United, duke u përpjekur që të shijonin mbrëmjen e tyre shumë pozitive, por që kjo gjë nuk i pëlqeu aspak strategut spanjoll. Ata nuk udhëtuan për ndeshjen e së dielës ndaj Newcastle United, ku fituan në shifrat 4-0.

“Nuk ishte rotacion. Vendosa për këta futbollistët sepse e meritonin të luanin sot, dhe jo të tjerët,” tha Guardiola kur u pyet për mungesat e Foden dhe Grealish pas ndeshjes në St James’ Park.

“Në Krishtlindjet i kushtoj shumë vëmendje sjelljes brenda dhe jashtë fushës. Dhe kur jashtë fushës nuk është e duhura, ata nuk do të luajnë. Pra, ne duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës për shkak të shpërqendrimeve në kohën e Krishtlindjeve”, shtroi strategu.

Forma e Grealish nuk ka qenë më e mirë që pas transferimit nga Aston Villa, duke e lënë aspak të kënaqur trajnerin spanjoll. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP