Guardiola: Pas City-it do të ndalem, duhet të përqendrohem te vetja!

Pep Guardiola ka dhënë sinjale të qarta për të ardhmen e tij në pankinë, duke paralajmëruar një pauzë pas përfundimit të kontratës me Manchester City, më 30 qershor 2027. Në një intervistë për GQ Hype, trajneri spanjoll ka deklaruar se ka marrë një vendim të prerë për të ndalur për një periudhë pas përfundimit të këtij cikli në Angli.

“E di që pas kësaj faze me City-n do të ndalem. Kjo është e sigurt, është vendosur, më shumë se kaq nuk mund të them,” tha Guardiola. “Nuk e di për sa kohë do të zgjasë kjo pauzë, një vit, dy, pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë,por kam nevojë të përqendrohem te vetja, te trupi im…”

Duke reflektuar mbi sezonin e fundit me “qytetarët”, ai theksoi se lodhja ishte e pashmangshme pas sukseseve të vazhdueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur fiton gjashtë Premier League, vjen një moment kur rrëzohesh. Është diçka njerëzore,” shtoi ai, duke vlerësuar gjithsesi se sezoni nuk ishte dështim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në fund shkuam në finalen e FA Cup dhe përfunduam të tretët, jo të dymbëdhjetët siç mund të kishte ndodhur nëse do të ishim dorëzuar. Nuk shkoi aq keq, në retrospektivë kuptohet që nuk ishte një katastrofë.”

Guardiola foli edhe për vështirësitë e sezonit: “Pati muaj kur nuk fitonim, por besoj se kjo ishte e shëndetshme. Të gjitha dëmtimet që patëm na ndihmuan të kuptojmë çfarë nuk funksionoi. Mendoj se kjo do të jetë pozitive për vitet në vijim.”

Deklaratat e Guardiolës vijnë si një sinjal i qartë se cikli i tij me Manchester City po shkon drejt fundit, me trajnerin që synon të rikthejë energjinë përpara se të vendosë për hapin tjetër në karrierë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?