Guardiola rrëmben titullin e 10-të kampion në tre skuadra të ndryshme
Manchester City fiton me përmbysje spektakolare ndaj Aston Villës duke rrëmbyer titullin kampion. Gundogan me dopietë dhe Rodri shënuan tre gola brenda pesë minutave dhe festa mbeti në “Etihad”.
Festë dhe lot edhe për Pep Guardiolën, i cili fitoi Premier League për herë të katërt në stolin e “qytetarëve”. Gjatë 13 viteve si trajner, 51-vjeçari katalans ka fituar plot 10 tituj kampionë: 3 me Barcelonën, po kaq me Bayern Munchen dhe katër me Manchester City.
Ky ishte trofeu i 32 në karrierën e strategut spanjoll, i cili pa largimit nga Barcelona ka peng vetëm Champions League, një trofe që nuk ka mundur ta fitojë.
KOHA JONË SONDAZH

