Guardiola: S’është e thjeshtë të luash në superioritet numerik, Sterling i jashtëzakonshëm

Manchester City vuajti shumë ndaj Wolves, por mori një fitore minimale me një gol të shënuar nga Sterling me penallti. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli për mediat pas ndeshjes.

“Unë mendoj se është më mirë të luash 11 kundër 11, nuk është aq e thjeshtë të luash në superioritet numerik. Wolves u mbrojt realisht shumë mirë, kemi vuajtur kundër tyre edhe vjet. Sot humbëm shumë raste për gol, por ia dolëm të fitojmë ndeshjen.

Shumë urime për Raheem, ai është akoma i ri dhe 100 gola në Premier League janë shumë. Kontributi i tij për ekipin është i jashtëzakonshëm, është rikthyer të shënojë dhe të ketë besim te vetja”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?