Guardiola shpjegon arsyen se përse hoqën dorë nga blerja e Maguire

Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola ka përgëzuar rivalët e qytetit United për transferimin e mbrojtësit Harry Maguire. Duke folur për mediat britanike pas triumfit në Superkupën e Anglisë, strategu spanjoll komentoi transferimin e mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

“Maguire është një mbrojtës i klasit botëror. Ne ishim të interesuar, por nuk e përballonim dot. Manchester United e përballoi. Urime për ta”, tha Guardiola.

Në garë për mbrojtësin prej kohësh ishte edhe Manchester City, por kampionët e Anglisë hoqën dorë nga kërkesat e frikshme të Leicester për të. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?