Guardiola, “sulm” nga Manxukiç: S’do pija kafe me të, më zhgënjeu”

“Ndryshimin e vërejta që në muajt e parë të ardhjes së tij dhe kam luftuar e punuar fort për t’u përshtatur me idetë e tij. Por, që kjo të ndodhte, duhej vullneti dhe dëshira e të dyja palëve. Muajt e fundit e kuptova që nuk kisha të ardhme te Bajerni dhe me qetësi i kërkova largimin bordit. Në finalen e Kupës së Gjermanisë në Berlin, ishte vendimi i tij të mos më grumbullonte dhe gjithashtu më pengoi të fitoja titullin e golashënuesit më të mirë të Bundesligës, sepse nuk më lejoi të luaja në ndeshjen e fundit. Ky titull nuk ka qenë kurrë qëllimi im, por tregon mungesën e tij të respektit ndaj meje. Do të isha ndjerë më mirë nëse ai do të ma thoshte hapur: ‘Mario, stili yt nuk shkon me vizionin tim të lojës’, por nuk ma tha kurrë”, ka shpjeguar Manxukiç.

Shvajni, gati për t’u rikthyer me skuadrën

Duke u bazuar sidomos te fjalët e Pep Guardiolës, Bastian Shvajnshtaiger mund të rikthehet shumë shpejt në stërvitje me skuadrën. Mesfushori bavarez vuan që pas finales së Botërorit të Brazilit nga dëmtimi në tendinën patelare të gjurit, por duket se shumë shpejt do të ndihmojë kampionët e Gjermanisë. Lajm më të mirë se ky klubi gjerman nuk mund të marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roben nuk grumbullohet as kundër Hamburgut

Swiss Digital Mobile Reklama

Arjen Roben sërish nuk do të jetë me shokët e skuadrës në ndeshjen e sotme të Bajernit, atë ndaj Hamburgut. Pep Guardiola duket se po e ruan holandezin për ndeshjen ndaj Dortmundit në fundjavë. Mesfushori, gjithsesi, mësohet se nuk ka probleme serioze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?