Guardiola: Ten Hag trajner shumë i mirë, skuadrat e tij sjellin gëzim kur i sheh!
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së radhës teksa dha një koment dhe për trajnerin United në sezonin e ardhshëm, Ten Hag,
“Mjafton të shohësh Ajaxin dhe e kupton cilësitë e tij. E përgëzoj dhe i uroj më të mirat. Ai është një trajner shumë i mirë, skuadrat e tij sjellin gëzim kur i sheh.
Ndeshja kundër Watford dhe fjalët e Hodgson? Nuk është e vërtet pas ndeshjeve flas me trajnerët e tjerë. I ftoj ata për një gotë verë.
Pse nuk duhet të jemi miq? Jam i sigurt se po bënte shaka. Kjo pjesë e sezoni më pëlqen dhe është e rëndësishme. Kemi bërë gjëra shumë të mira deri më tani”, tha strategu i City-it. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

