Guardiola tregon “sekretin” e formës fantastike të Manchester City-it

Manchester City me fitoren në Champions League kundër Borussia Moenchengladbach, ka arritur suksesin e 19 radhazi këtë sezon. Me 10 pikë avantazh ndaj rivalëve të tyre të United dhe Leicester, “qytetarët” janë në rrugën e duhur për të sjellë titullin e Premier League përsëri në shtëpi dhe gjithashtu po japin sinjale të forta edhe për Champions League, një trofe që i mungon prej disa vitesh Guardiolës.

Kjo është arsyeja pse në 2016 u zgjodh Guardiola, dikush që e njeh mirë kompeticionin më të mirë europian për klube me dy Champions të fituar si trajner dhe një Kupë Kampionesh si lojtar. Për ta bërë këtë, klubi i ka vënë në dispozicion buxhete të konsiderueshme për t blerë futbollistët që ka pasur nevojë.

I pyetur nga mediat së fundmi për sekretin e skuadrës së tij, spanjolli nuk pëlqen të qëndroj shumë diskret: “Ne kemi para për të blerë shumë lojtarë të pabesueshëm, kjo është e vërteta. Pa lojtarë cilësorë, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Më pas ekipi është i përbërë nga njerëz fantastik, të gjithë kanë një marrëdhënie të pabesueshme me shokët e tyre të skuadrës dhe luajnë çdo ndeshje duke menduar vetëm se ta fitojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?