Guardiola ultimatum Manchester City-it, 3 blerje ose lamtumirë
Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester City-in skadon në vitin 2021, por ai mund të largohet më shpejt nga drejtimi i klubit të Premier League. Sipas mediave angleze, trajneri spanjoll duket i destinuar për t’u larguar nga drejtimi i “qytetarëve” në fund të sezonit.
Guardiola mohoi ekzistencën e një klauzole të veçantë në kontratën e tij me klubin anglez, por siç raportohet nga Daily Mail, ish-strategu i Barcelonës kërkon ndryshime rrënjësore për të vazhduar aventurën me Manchester City-n. Me disa ndryshime në lojtarë edhe me stafin teknik pas lamtumirës së zëvendësit të tij Mikel Arteta. Rodolfo Borrel është kandidati kryesor për të zëvendësuar ish mesfushorin spanjoll.
Sipas tabloidit anglez, tre blerjet e kërkuara nga Guardiola kanë të bëjnë kryesisht me mbrojtjen dhe sulmin: Pep kërkon një qendërmbrojtës, një mbrojtës në krahun e majtë dhe një qendërsulmues.
Gjatë verës, Manchester City nuk ishte shumë aktive në merkato, duke bërë vetëm dy përforcime (mes tyre Cancelo, i cili ka zhgënjyer) dhe me të ardhmen e pasigurt të Leroy Sane, trajneri i ka vendosur ultimatum klubit. Nëse nuk bëhen 3 blerje gjatë verës, ai do të largohet nga drejtimi i klubit anglez. /R.Lika-Koha Jone/