Guardiola zbulon “recetën”: Të argëtohemi ndaj PSG, sikur të jetë miqësore!

PSG është pengesa e fundit e Manchester City-it për të shkuar në finalen e Champions League këtë sezon. Trajneri Pep Guardiola ka gati “recetën” e tij se si mund të shkohet në fundin e këtij kompeticioni.

“Do të shkojmë në Paris vetëm me një objektiv, që të fitojmë. Jemi të gjithë mirë dhe të lumtur. Kam mësuar nga Cruyff, të argëtohemi dhe të kemi përgjegjësi për situatën. Të mëdhatë fitojnë këta kompeticion sepse luajnë sikur të jetë një miqësore. Këtë gjë dua nga skuadra ime.

Neymar? Nuk është vetëm ai, Paris Saint-Germain ka futbollistë të jashtëzakonshëm, të cilët do të mundohemi që t’i ndalim. Ne kemi një lojë të cilën duam që ta zbatojmë, për të marrë një rezultat pozitiv.

Kemi luftuar për të arritur deri këtu, nuk ka sens që të mos jemi si më parë. Nëse mendon për kundërshtarin është më e vështirë. Në këtë fazë nuk gjej rivalë që të mos kenë aftësi të mëdha”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP