Guardiola “zemërohet” me gazetarët: Nuk kam pse të bëj zëvendësime
Pep Guardiola iu përgjigj me një ton paksa shqetësues kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me zëvendësimet në duelin ndaj Leipzig
“Unë kam mundësinë të bëj deri në pesë zëvendësime, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i bëj ato. Jam trajner shumë i mirë për të vendosur se çfarë duhet bërë”.
Pavarësisht se kishte në stol lojtarë si Julian Alvarez dhe Phil Foden, Pep Guardiola nuk vendosi që t’i aktivizonte. Mediat angleze nuk i kanë kursyer kritikat duke hamendësuar për një rast të ri Cancelo, i cili u largua te Bayerni pas mungesës së hapësirave me Guardiolën. /R.Lika-Koha Jonë/