Gundogan zbulon dy idhujt e tij, nuk janë as Messi dhe as Ronaldo

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka pranuar se është frymëzuar nga dy mesfushorë dhe se ka kërkuar të kopjojë sa më shumë të ishte e mundur nga ata.

“Xavi dhe Iniesta më kanë mahnitur gjithmonë, kanë qenë shtylla e Barcelona-s për shumë vite dhe kam kërkuar gjithmonë të mësoja sa më shumë të ishte e mundur nga ata.

Do të më kishte pëlqyer të luaja me ata në një mesfushë me tre lojtarë, por nuk mund të ankohem për karrierën time sepse kam luajtur me kampionë të mëdhenj, dhe vazhdoj ta bëj, me fanellat e Dortmund, City-t dhe Gjermanisë”, deklaroi Gundogan.

SHKARKO APP