Gundogan zbulon ku ndryshon Guardiola nga Jurgen Klopp

Mesfushori i Manchester City-t dhe Gjermanisë, Ilkay Gundogan, ka folur për trajnerët që kanë ndikuar më shumë në karrierën e tij: Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

“Pep dhe Jurgen janë dy trajnerë të ndryshëm. Të dy janë fantastikë dhe kanë një personalitet që më pëlqen, por Jurgen është motivuesi që të përgatit të shkosh në betejë, ndërsa Pep është një që i kujdeset në mënyrë të pabesueshme për detajet e lojës,  do gjithmonë të ketë një plan për modele të ndryshme të lojës.  Kjo është arsyeja pse i pëlqejnë lojtarët inteligjentë, fleksibël dhe që mund të mbulojën disa pozicione”, deklaroi Gundogan.

SHKARKO APP