Gutierrez dhe Miretti, dy goditjet e radhës për Napolin në merkato
Pas disa afrimeve të rëndësishme, Napoli është tani pranë dy goditjeve të tjera që synojnë forcimin e mesfushës dhe krahut të majtë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Miguel Gutierrez dhe Fabio Miretti, dy talente të rinj, por me përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian.
Miguel Gutierrez, 24 vjeç, është një emër i njohur për drejtuesit e Napolit, të cilët e kanë ndjekur prej muajsh. Klubi kishte tentuar edhe në janar dhe në fillim të kësaj vere për ta marrë nga Girona, por tani duket se ka ardhur momenti i duhur për të mbyllur marrëveshjen. Gutierrez pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me një pagë rreth 2 milionë euro në sezon.
Fabio Miretti, nga ana tjetër duket se do të jetë përforcimi tjetër. Mesfushori 22-vjeçar i Juventusit ka dhënë miratimin për të kaluar te Napoli dhe është gati të nisë një kapitull të ri nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Drejtori sportiv Giovanni Manna ka bërë një ofertë fillestare prej 10 milionë euro, që është refuzuar nga Juventusi, i cili kërkon 20 milionë. Megjithatë, gjasat janë që marrëveshja të mbyllet në shifrën e 15 milionë eurove, që shihet si kompromisi ideal për të dyja palët.
KOHA JONË SONDAZH

