Gyokeres zyrtarizohet te Arsenali: Mezi pres të luaj për këtë skuadër!

Arsenal ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres nga klubi portugez Sporting i Losbonës. Futbollisti 26-vjeçar transferohet te “Topçinjtë” me një marrëveshje përfundimtare që kap vlerën e 63.5 milionë eurove, plus 10 milionë euro bonuse. Ai ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin londinez, e vlefshme deri në vitin 2030.

“Gjithmonë dua të shënoj,” tha ai në intervistën e tij të parë si lojtar i Arsenalit. “Të jem pjesë e këtij klubi dhe të shënoj me këtë fanellë dhe këtë stemë përpara tifozëve, do të jetë një ndjesi fantastike. Mezi pres ta përjetoj.”

Sulmuesi shtoi se rikthimi në Angli, ku kishte nisur karrierën e tij në nivelet profesionale, është një rast për të treguar sa shumë është rritur si lojtar: “Kam nisur këtu në Angli, duket si një kohë e largët. Besoj se kam përmirësuar shumë vetveten që prej atëherë. Tani dua të tregoj veten për së vërteti dhe të jap maksimumin bashkë me ekipin.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për përvojën ndërkombëtare me kombëtaren suedeze dhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve me Sportingun, ai theksoi: “Është një nder i madh të luash për vendin tënd dhe të shënosh për të është një ndjesi e jashtëzakonshme. Kam shënuar disa gola në Champions me Sportingun, kështu që e ndiej se mund të luaj në këtë nivel. Tani që jam te një klub si Arsenali, me kaq shumë lojtarë të jashtëzakonshëm, mendoj se do të jap më të mirën. Jam shumë i emocionuar që po nis këtë kapitull të ri.” /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?