Haaland batutë me trajnerin pas zëvendësimit: Do kisha shënuar edhe të pestin!

Këtë sezon Erling Haaland në 12 ndeshje ka arritur që të shënojë 15 gola, me një mesatare një çdo 63 minuta. Një start i frikshëm për bomberin norvegjez, i cili ndihmoi ekipin kundër Hertha Berlin me 4 gola, në pak më shumë se gjysmë ore.

Një triumf golash i ndërprerë në fund nga Favre, që ka zgjedhur të zëvendësojë Haaland pesë minuta para minutës së 90 për t’i bërë vend një tjetër talenti të Dortmund, 16-vjecarit Moukoko.

Në momentin e zëvendësimit telekamerat kanë kapur Haaland dhe Favre që diskutonin, gjithnjë të buzëqeshur: “Sa gol ke bërë, tre?” “Jo kam bërë katër”, iu përgjigj 20-vjeçari. Më pas ai shtoi: “I thashë se nëse nuk do më zëvendësonte do kisha shënuar edhe të pestin!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?