Haaland dhe Messi bashkë te Barcelona, këshilltari i presidentit Laporta “ndez” ëndrrat e tifozëve

Erling Haaland dhe Lionel Messi mund të veshin fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Ky nuk një thashethem merkato, por një mundësi reale. Konfirmimi vjen nga fjalët e Enric Masip, këshilltari blaugrana i presidentit të klubit katalanas Joan Laporta.

Masip ka folur për Cadena Cope, pa e fshehur ëndrrën e merkatos: “Blerja e Haaland dhe rikthimi i Messit? Asgjë nuk është e pamundur.

Blerja e Haaland është e vështirë, por jo e pamundur. Ka shumë variabla për tu sistemuar, por më e rëndësishmja është një: para se të blejë, klubin duhet të bëjë disa shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i Messit? Ashtu si thashë për Haaland, asgjë nuk është e pamundur, por mund të them që për momentin nuk ka pasur kontakte mes palëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katalanasit ëndërrojnë gjithashtu të kthehen në majën e merkatos së transferimeve për të konkurruar me më të mirët e Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?