Haaland do t’i kushtojë Manchester City-it 350 milionë euro
Lajmet që vijnë nga Manchesteri për transferimin e Erling Haaland te City. Ditën e sotme janë zbuluar shifrat e blerjes së sulmuesit norvegjez nga Pep Guardiola.
Sipas “Marca”, Manchester City do të paguajë 75 milionë euro, plus 10 milionë bonuse në arkën e Borussia Dortmundit. Një shifër së cilës i shtohen edhe 40 milionë pagë për lojtarin, që do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare.
Po kështu, 50 milionë euro komisione do të shkojnë edhe në llogarinë e agjencisë që kujdeset për interesat e sulmuesit 21-vjeçar. Shifra totale shkon në 350 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

