Haaland drejt transferimit te Manchester City, në Angli zbulojnë pagën e tij

Erling Haaland do të jetë lojtari i Manchester City-it në sezonin e ardhshëm. Lajmi i bujshëm është raportuar ditën e sotme nga Daily Mail. Bayerni i Munihut u tërhoq së fundmi nga gara për shërbimet e 21-vjeçarit për shkak të kërkesave të tij, që sipas tyre janë “të ekzagjëruara”.

Kontrata e Haalandit me Borussia Dortmund është deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh në fund të sezonit aktual.

Paga e Haalandit te Manchester City do jetë më shumë se 603,371 euro (500,000 stërlina) në javë. Me 86,195 euro në ditë, Haaland do të bëhej futbollisti më i paguar në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapi i radhës në nënshkrimin e Haalandit me Manchester City-n për pesë sezonet e ardhshme, sipas “Daily Mail”, është pagesa e më shumë se 75 milionë eurove nga “Qytetarët” te Borussia Dortmundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?