Haaland e çon vlerën e tij në 75 milionë euro në 57 minuta

Erling Haaland është përshtatur shumë shpejt në Bundesligë. Blerja me e re Borussia Dortmundit mund të cilësohet si goditja me cilësore e kësaj merkatoje dimërore.

5 gola në vetëm 57 minuta në fushë. Tifozët verdhezi sigurisht që janë të kënaqur nga performanca e tij, por edhe drejtuesit, të cilët, nëse vendosin ta shesin sulmuesin në verë, sigurisht që do të përfitonin një shumë të majme.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Haaland momentalisht kushton 75 milionë euro. Ekipet e mëdha të Europës tashmë e kanë të qartë, se nëse dëshirojnë ta transferojnë norvegjezin, kjo është shumë që ata duhet të paguajnë. Erling Haaland ka një kontratë me verdhezinjtë deri në vitin 2024.

SHKARKO APP