“Haaland është i motivuar për sukses, ja pse luftuam për firmën e tij”
Joachim Watzke, CEO i Borussia Dortmund, ka folur për Goal, ku ka shpjeguar pse ka vendosur të firmosë me Erling Haaland, edhe pse Borussia ka një numër të madh sulmuesish në përbërje.
“Ne gjithmonë kemi dashur të kemi një qendërsulmues që të ketë një mënyrë tjetër për të luajtur futboll”, tha Watzke për Goal. “Nuk ishte fjala për një sulmues tjetër, por një sulmues klasik, të gjatë, fizikisht të fortë, me pak fjalë një numër nëntë.
Por ky djalë gjithashtu duhej të dilte së pari në merkato. Nuk janë shumë ata që janë 1.94 metra të gjatë dhe kaq të shpejtë sa Haaland. Në fakt, askush tjetër nuk më vjen në mendje. Ishte thjesht një mundësi që nuk vjen shumë shpesh.”
Watkze vazhdoi të shpjegojë se si u takua për herë të parë me Haaland në dhjetor, por ka ndjekur rritjen e talentit gjatë një periudhe të gjatë. Ai shtoi se Haaland është një lojtar tipik skandinav, i cili është shumë i motivuar për sukses.
Haaland përfaqësohet nga super-agjenti Mino Raiola, i cili dihet se ka një marrëdhënie të krisur me hierarkinë e Manchester United. Raiola thuhet se ka kërkuar një përqindje të çdo shitje të ardhshme që përfshin Haaland.