Haaland është zgjedhja e parë e Realit, por duhen 270 milionë euro

Real Madrid në verë pritet të bëjë një goditje të madhe në sulm, teksa emri i parë në listën e Los Blancos është padyshim Erling Haaland. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka vendosur të mos e fshehë interesimin e klubeve më të fuqishëm të futbollit anglez dhe spanjoll, dhe javën e kaluar ka nisur një seri takimesh i shoqëruar edhe nga babai i norvegjezit, për të folur personalisht me palët e interesuara, përfshirë këtu drejtues të Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Mes gjithë miqësinë mes Watzke dhe Florentino Perez drejtuesi i klubit gjerman nga njëra anë do t’i japë Realit prioritet absolut dhe nga ana tjetër edhe mundësinë për të paguar transferimin në këste për disa sezone, që do të lehtësonte disi arkat e klubit spanjoll duke e bërë më të lehtë blerjen.

Reali i Madridit duhet të gjejë mënyrë për të financuar një operacion që në 6 vjet do t’i kushtonte 270 milionë euro. Rreth 150 milionë euro për transferimin, plus 120 milionë euro rrogë, 20 milionë bruto në vit për 6 sezone. Në javët në vijim pritet të ketë edhe lëvizje konkrete, teksa gjithçka do të varet edhe nga lëvizjet e tjera që mund të ndodhin. Guardiola është rivali kryesor për për ekipin madrilen, pasi e sheh si zëvendësuesin perfekt të Agueros.

SHKARKO APP