Haaland: Lewandowski është i çmendur, kur mendoj se i afrohem …

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka bërë disa deklarata interesante për Viaplay Fotball në lidhje me Robert Lewandowski-n, i cili është kthyer në një makineri golash te Bayerni.

“Çfarë mund të them për Lewandowski-n? Që është një i çmendur. Ky djalosh është i çmendur, me të vërtetë i çmendur.

Kur unë shënoj një gol dhe mendoj ‘ok’, po i afrohem në renditjen e golashënuesve’, ai shënon tre të tjerë. Si të ishte gjithçka normale. E bën me një lehtësi të pabesueshme.

Më pas, si të mos ishte asgjë, përgatitet për ndeshjen e radhës. E përsëris, është me të vërtetë i çmendur dhe kam mësuar shumë nga ai. Është mbresëlënës”, deklaroi Haaland.

SHKARKO APP