Haaland me “zemër të madhe”, ndihmon 3 klube të vendit të tij

Erling Haaland është një mostër e vërtet golash. Super sulmuesi i Dortmundit konfirmoi formën e shkëlqyer edhe me Norvegjinë duke shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e javës së fundit.

Haaland nuk po e tregon veten vetëm brenda fushës por edhe jashtë saj. Së fundmi siç raporton “Sport”, sulmuesi i Dortmundit ka ndihmuar tre skuadra të vendit të tij.

Haaland ka vendosur që shpërblimin që ka marrë me kombëtaren e Norvegjisë t’ia japë tre ekipeve, Rosseland, Bryne dhe Grorud. Gjesti i bomberit tregon se ai nuk i ka harruar rrënjët e tij pavarësisht sukseseve që po korr në futbollin botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?