Haaland mund të largohet nga Dortmundi vetëm për 75 mln euro
Brenda një periudhë të shkurtër, Erling Haaland i ka bërë të gjithë për vete me golat e tij. Sulmuesi norvegjez po vijon formën fantastike në Bundesligë te skuadra e Dortmundit, ndërkohë që admiruesit e tij nuk janë të pakët në Europë.
Mediat italiane kohët e fundit kanë kujtuar që sulmuesi mund të lërë Dortmundin verën e ardhshme, as më pak deh as më shumë se 75 milionë euro. Një shifër që duket si okazion në merkato, duke parë çmimet në vitet e fundit, kualitetin e lojtari dhe moshën e tij shumë të re.
Klubet e mëdha si Real Madrid dhe Juventus, pavarësisht nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, sërish nuk do të kursehen për blerjen e super talentit norvegjez që garanton gola në fazën sulmuese, ku është një vrastar i vërtet brenda zonës. /R.Lika-Koha Jone/