Haaland nuk di të ndalet, thyen rekordin 92-vjeçar te Norvegjia
Sporti E Premte, 11 Tetor 2024 14:55
Erling Haaland është i destinuar të thyejë çdo rekord edhe me përfaqësuesen norvegjeze. Ndaj Sllovenisë, Haaland theu një rekord që qëndronte në fuqi prej 92 vitesh.
Me golin e parë të realizuar në minutën e 7-të, Haaland u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e përfaqësueses norvegjeze, pasi arriti kuotën e 34 gola, për më tepër me 36 ndeshje në dispozicion.
Norvegjia kryeson Grupin 3 në Ligën B me 7 pikë.