Haaland prezantohet te City: Ditë krenarie, jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia!
Erling Haaland është zyrtarisht futbollist i Manchester City-it deri në vitin 2027. Kampionët e Anglisë siguruan ditë më parë akordin me sulmuesin norvegjez, për të cilin paguan 60 milionë euro te Borussia Dortmund.
21-vjeçari do të përfitojë mbi 20 milionë euro neto në sezon nga marrëveshja e siguruar me “qytetarët”. Haaland komentoi transferimin te City, ekipi ku ka luajtur edhe babai i tij:
“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time. Gjithmonë e kam ndjekur Manchester City, më ka pëlqyer ta bëj këtë gjë në sezonet e fundit. Nuk mund të mos e admirosh stilin e lojës së këtij ekipi.
Unë besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia. Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist, kam besim se këtu do t’i realizoj të gjitha këto”, deklaroi Haaland pas firmës.
KOHA JONË SONDAZH

