Haaland rrezikon të mungojë ndaj Realit për shkak të … Kovacic

Sulmuesi norvegjez i Manchester City, Erling Haaland, ka njoftuar se ka pësuar një dëmtim në këmbë vetëm pak ditë para përballjes së rëndësishme ndaj Real Madrid në fazën e 1/16-ave të UEFA Champions League.

Futbollisti publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Snapchat një foto ku shfaqet dëmtimi, duke zbuluar se incidenti ndodhi gjatë stërvitjes së skuadrës të dielën. Sipas tij, shkak i dëmtimit ishte një përplasje me shokun e tij Mateo Kovacic. Krahas fotos, Haaland shkroi me ironi: “Faleminderit, Mateo Kovacic”.

Manchester City do të udhëtojë të mërkurën drejt Madridit për ndeshjen e parë të kësaj faze, një përballje që konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy klubet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, deri tani as Haaland dhe as drejtuesit e Manchester Cityt nuk kanë dhënë detaje mbi shkallën e dëmtimit apo nëse sulmuesi do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëmtimi i norvegjezit vjen në një moment delikat për skuadrën angleze, e cila synon të ruajë forcën e saj në sulm në një ndeshje vendimtare që do të zhvillohet në stadiumin e Real Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?