Haaland “sfidon” peshoren dhe qetëson Guardiolën: Gjithçka në rregull!

As panetoni dhe as darkat e Krishtlindjes nuk ia kanë lëkundur disiplinën Erling Haalandit. Sulmuesi norvegjez ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe ironike për t’iu përgjigjur mesazhit të fortë të Pep Guardiolës: një foto e peshores e publikuar në Instagram.

94.4 kilogramë. Kaq shënon ekrani, një peshë që konsiderohet ideale për fizikun e “cyborgut” të Manchester City, e shoqëruar me një përshkrim të shkurtër dhe domethënës: “Gjithçka është në rregull”. Postimi u interpretua menjëherë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të trajnerit katalanas dhe brenda pak minutash u bë viral në rrjetet sociale.

Reagimet nuk munguan. Mes tyre edhe ai i Gianluigi Donnarummës, i cili e komentoi postimin me emoji buzëqeshëse, duke vlerësuar humorin dhe vetëbesimin e sulmuesit të Cityt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka lidhet me paralajmërimin e Guardiolës përpara pushimit treditor të festave. Trajneri kishte qenë i qartë dhe pa kompromis: kalendari është i ngjeshur dhe pesha e lojtarëve do të kontrollohej me imtësi. Kush do të kthehej mbi peshë, do të mbetej në Manchester.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?