Haaland te Barcelona? Përgjigjet Xavi: Nuk njoh askënd që nuk do të vijë …

Erling Haaland prej javësh është përfolur për një transferim të mundshëm dhe te Barcelona. Për këtë arsye, dhe Xavi i është ërgjigjur interesimit të medieve në prag të duelit të radhës në kampionat.

“Nuk mund të hyj në detaje. E vetmja gjë që mund të themi për sulmuesin norvegjez është se ne po punojmë për të mirën e Barçës në të tashmen dhe të ardhmen. Nëse shpallim diçka, do ta mësoni.

Unë nuk njoh askënd që nuk dëshiron të vijë te Barcelona. Të gjithë duan të vijnë. Pastaj janë klauzolat, rrethanat personale, por të gjithë kanë ëndrrën për të ardhur këtu”, deklaroi Xavi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?