Haaland u dëmtua dje nga arbitri, rrezikon ndeshjen e radhës
Borussia Dortmund pësoi një humbje minimale ndaj Bayernit ditën e djeshme, duke komplikuar edhe më shumë garën për titull, pasi tashmë diferenca është 7 pikë. Por lajmet e këqija nuk përfundojnë këtu, teksa u dëmtua edhe sulmuesi kryesor Erling Haaland.
Bomberi norvegjez ka pësuar një dëmtim në gju, e shkaktuar pas një përplasje me arbitrin Tobias Stieler. Haaland ndjente dhimbje, ndaj dhe kërkoi menjëherë zëvendësim trajnerit Favre, duke lënë fushën në minutën e 72-të.
Në orët e ardhshme, mjekët e Borusia Dortmund do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit të sulmuesit, i cili pritet të mundojë në ndeshjen ndaj Paderbornit. “Nuk mendoja se ka diçka të rëndë”, deklaroi trajneri Lucien Favre. /R.Lika-Koha Jone/