Haaland vendos një tjetër rekord në Champions, thyen Harry Kane

Erling Haaland shkëlqeu sërish në Champions League duke shënuar dy gola ndaj Sevillas, që i siguruan ekipit të tij kalimin për në çerekfinale. Sulmuesi i talentuar ka arritur shifrën e 20 golave vetëm në 14 ndeshje. Askush më parë nuk ka bërë më mirë se ai në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Duke parë statistikat Harry Kane i janë dashur 24 ndeshje, apo e thënë më qartë, 10 sfida më shumë. Më pas është Del Piero që ka arritur 20 gola në Champions pas 26 ndeshjeve. Van Nistelrooy dhe Inzaghi mbyllin 5-shen më të mirë të lojtarëve që kanë shkëlqyer më shpejt në Champions League. /Koha Jone/

SHKARKO APP