Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Vjen i pari dhe ikën i fundit!

Erling Haaland ka folur për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën dhe përgjegjësitë që mbart në Manchester City, gjatë një interviste për podcastin “The Rest is Football”, ku ishte i ftuar së bashku me Gary Lineker dhe Alan Shearer. Sulmuesi norvegjez vuri në pah profesionalizmin ekstrem të trajnerit katalanas, duke theksuar se është ai që jep ritmin në klub.

“Është gjithmonë i pari që mbërrin dhe i fundit që largohet,” tha Haaland. “Kjo e ka çuar aty ku është sot, puna e përditshme, pa asnjë përjashtim.”

Haaland foli edhe për presionin që e shoqëron në çdo ndeshje, duke qenë golashënuesi kryesor i kampionëve të Anglisë: “Detyra ime është të shënoj. Nëse nuk e bëj, më ulin në stol. Është e thjeshtë: nëse nuk jap maksimumin në fushë, dikush tjetër duhet të më zëvendësojë. Presioni është gjithmonë aty.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai pranoi se situatat jashtë loje janë një nga elementet më frustrues të lojës për të: “Nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa të shënosh dhe t’ia marrësh vesh menjëherë pas se ke qenë në ‘offside’. Babai im gjithmonë më thoshte se VAR-i do të ishte perfekt për mua.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?