“Hajde vëlla”, Rakitic shkruan në shqip në foton me Manajn

Rey Manaj është duke kaluar momente fantastike në karrierën e tij, teksa stërvitet me disa prej lojtarëve më të mirë në botë te skuadra e Barcelonës.  Sulmuesi shqiptar kaloi në merkaton e janarit nga Albacete-s te Barcelona B, ndërkohë që prej disa ditësh është duke u stërvitur me ekipin e parë.

Manaj shpreson që të marrë debutimin me ekipin e parë, pasi më parë u thirr në ndeshjen me Getafen, por qëndroi në stolin e rezervave. 22-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur.

Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitiç, i cili ka postuar një foto me Manajn në “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “ajde vëlla”, duke treguar edhe marrëdhënien shumë të mirë që ka mes shqiptarëve dhe kroatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?