Halili: Barazimi në derbi ishte i drejtë, gara për titull është e gjatë!
Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur për mediat pas derbit. Numri një i bardhebluve është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në këtë sfidë dhe mendon se barazimi ishte i drejtë.
“Rezultat i drejtë, lojë e bukur nga të dyja skuadrat. Mendoj që dominuam dhe kishim më shumë raste se kundërshtari. Kampionati vazhdon jemi të kënaqur. Donim të fitonim, por ndeshja mbaroi barazim dhe shohim përpara.
Skuadra jonë ka ditur të reagojë, kampionati është i gjatë, është i bukur, të gjitha skuadrat luftojnë për objektivat e tyre. Kemi një skuadër shumë të mirë, edhe sot jam i kënaqur me skuadër. Tirana gjithmonë lufton për titull.
Kemi skuadër shumë të mirë, jam shumë i kënaqur. Ne do të ecim para dhe jam i sigurt, që do të kënaqim edhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Kemi oferta për lojtarët dhe rriten çmimet e tyre nëse luajnë mirë. Ne do të luajmë në stadiumin tonë “Selman Stermasi” pasi të mbyllet “Air Albania”, tha Halili.
KOHA JONË SONDAZH

