Halili: Festa e titullit tek “Sheshi Skënderbej”, skuadra do të shkojë kështu në Europë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili foli për mediat pas fitimit të titullit kampion nga bardheblutë. Numri një i klubit kryeqytetas nuk i kurseu as elozhet për lojtarët dhe trajnerin Shehi, ndërsa zbuloi edhe se ku do të zhvillohet festa për trofeun e fituar.

“Fituam titullin sot, jemi të gjithë të lumtur, unë dhe familja ime. Gjej rastin të falënderoj edhe bashkëshorten që nuk ka ardhur kurrë në stadium. Gjej rastin të falënderoj tifozët dhe të gjithë skuadrën. Sot kjo ndeshje na shijoi shumë sepse luajtëm me rivalin e përhershëm.

Trajneri Shehi ka qenë një prind i dytë për çdo futbollist. Falënderoj Osmanin, që zgjodhi futbollistët bashkë me stafin. Jemi të lumtur që i shtuam dhe një trofe. Falenderoj tifozët që gjejnë mundësinë dhe bëjnë sakrifica për të mbështetur klubin e zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të kemi edhe lëvizje, por nuk do t’i bëjmë ne. Nëse ndonjë futbollist nuk do të ketë dëshirën të qëndrojë, do ta bëjë zgjidhjen vetë. E gjithë skuadra do të jetë prapë dhe do të shkojë në Kupat e Europës kështu siç është.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresoj që festën e madhe ta bëjmë tek “Sheshi Skënderbej”. Do të bëjmë një festë madhështore. I takon këtij klubi kaq të madh, që të bëj një festë spektakolare.

Shehi? Ka qenë një prind i dytë, e ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer skuadrën. Ka qenë njeri i kujdesshëm. Një komunikim prej mjeshtri. Gjithë merita i takon atij”, tha Halili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?