Hallaçi: Jam ndryshe nga Gega, do bëjmë disa blerje cilësore!
Rrahman Hallaçi iu gëzua sot fitores së dytë radhazi në kampionat kundër Bylisit. Trajneri i verilindorëve beson se ekipi i tij do të gjejë forca për t’u ringritur në tabelën e renditjes me disa përforcime cilësore.
“Kemi vuajtur pak e menduam ndryshe ndeshjen, deshëm të presojmë lart dhe të luajmë shpejt. Pastaj morëm golin dhe u befasuam. U ringritëm dhe përmbysëm. Ishim pak të lodhur sepse vrapuam shumë. Bëmë gjëra të mira, kemi ende gjëra për t’u përmirësuam. Do sjellim disa lojtarë cilësorë, që do na ndihmojnë për vazhdimësinë. Kemi ende dhimbje për humbjet e shkuara, Kishim mungesa si Bytyçi dhe Lulaj, i cili nuk e niste dot nga fillimi. Eze dhe Ibrahimi janë të rëndësishëm, por edhe të tjerët. Jam i kënaqur me Taipin dhe komplimentoj Demirin, ka luajtur qendërmbrojtës sot dhe në të majtë e në djathtë në të shkuarën”.
E kam thënë se është normale që drejtuesit duhet të qëndrojnë pranë skuadrës në situata të vështira. I kemi bërë gjërat mirë dhe kemi takuar edhe presidentin e drejtuesit dhe kishim besim se do përmirësoheshim. Më ra barrë e madhe, fola me drejtuesit dhe i thashë se jam gati. Nuk u dorëzuam sepse kemi lojtarë cilësorë. Po punojmë shumë me analizat dhe detajet. Lojtarët po i kuptojnë gjërat. Kemi pak stil në ndryshëm me Gegën dhe duhet pak kohë për të arritur në ritmin e duhur. Lojtarët po më kuptojnë.
Merkato? E kemi mbyllur me mbrojtësin e djathtë dhe do të ndihmojë. Është një qendërmbrojtës që ka ardhur dhe ka vlera. E kemi parë dhe përshtatet me skemat tona. Nuk ka dokumentacionin në rregull dhe shpejt do bashkohet me ne. Kërkojmë edhe një mesfushor”, u shpreh Hallaçi.