Hamdi Salihi në Austri, drejt divorcit nga Izraeli

E ardhmja e sulmuesit të kombëtares sonë Hamdi Salihit te Hapoel Haifa në Izrael është në dyshim. Sulmuesi kuqezi me golat e tij bëri që kjo skuadër të siguronte qëndrimin në elitën e futbollit izraelit, në planet drejtuesve për sezonin e ardhshëm nuk përfshihet qëndrimi i 31-vjeçarit. Të paktën kështu shkruajnë mediat izraelite, sipas të cilave, Hapoel Haifa do të bëjë revolucion në skuadër, duke larguar thuajse të gjithë lojtarët e rëndësishëm, ndër të cilët është edhe Salihi.  Shkodrani këto ditë njoftoi se ndodhet në Austri për arsye personale, nga ku ka zbuluar se nuk ka patur asnjë bisedë apo konkakt me presidentin e klubit për rinovimin e kontratës, e cila i skadoi me mbylljen e sezonit. Burime të ndryshme mediatike nga Izreali thonë se presidenti i Hapoel Haifas, Katz dhe Salihi do të ulen në bisedime ditët në vazhdim, duke lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit, por kjo vështirë se mund të ndodhë. Fakti që Salihi ndodhet në Austri me pushime mund të ketë lidhje me ndonjë ofertë nga kampionati austriak. Salihi ka luajtur me ekipe Ried dhe Rapid Vjenë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?